Site icon Telegrafi

Achraf Hakimi letër lamtumire Real Madridit: Erdha si gjashtë vjeçar, por largohem si tifoz i këtij klubi

Të enjten u konfirmua se Achraf Hakimi është transferuar nga Real Madrid te Interi.

Mbrojtësi i djathtë u larguar nga klubi i kryeqytetit spanjoll, por nuk ka harruar të përshëndetet me klubin, me të cilët e nisi si gjashtë vjeçar.

“Asnjëherë nuk e imagjinoja që do të vinte ky moment”.

“Nuk është një lamtumirë sepse nuk mund t’i thuash lamtumirë shtëpisë tënde”.

“Ju mund të largoheni, por gjithmonë do të jetë shtëpia juaj dhe një vend i lumturisë për vlerat që më ndihmuan të rritem”.

“Real Madrid ka qenë shtëpia ime, ku jam rritur dhe jam bërë personi që jam sot. Në Real Madrid, nuk të bëjnë vetëm sportist”.

“Unë erdha në Valdebebas (qendër stërvitore të Real Madridit) në moshën gjashtë vjeçare dhe nuk mund ta imagjinoja se sa i lumtur do të isha aty”.

“Pra, kjo falë të gjithë punëtorëve në klub, të gjithë trajnerëve të mi dhe të gjithë kolegëve, shumica e të cilëve janë miq të vërtetë”.

“Falënderoj gjithashtu të gjithë tifozët e Real Madrid që më kanë mbështetur dhe të cilët vazhdojnë ta mbështesin ekipin. Tani do të jem një prej tyre”, ka shkruar Hakimi. /Telegrafi/

Exit mobile version