Site icon Telegrafi

Acerbi nuk stërvitet me Lazion, po pret transferimin te Interi

Francesco Acerbi ka vendosur të largohet nga Lazio dhe për këtë ai është i bindur.

Qendërmbrojtësi italian ka edhe tri vite kontratë me skuadrën italiane, por qëllimi i tij është të bashkohet me Interin.

Madje në tre ditët e fundit ai nuk ka stërvitur fare me grupin dhe po pret ofertën e Interit për tu bashkuar me trajnerin Simone Inzaghi.

Lazio është gati ta lejoj largimin e lojtarit, por presidenti Lotito po shpreson të fitojë pesë milionë euro nga shitja e tij, shumë që Interi nuk është gati ta paguaj.

34-vjeçari i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se qëllimi i tij është të luaj për Interin dhe po pret një zgjedhje mes drejtuesve të dy klubeve.

Sipas asaj që ka shkruar Corriere dello Sport, Lazio mund të pranojë huazimin e lojtarit në mënyrë që Interi të marrë përsipër pagën e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version