Akademia Amerikane e Filmit ka krijuar një kategori të re zyrtare në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të quajtur ‘Twitter Oscar’.
Anëtarët e Academy Awards nuk do të jenë të vetmit që do të votojnë për filmat e tyre të preferuar përpara ndarjes së çmimeve në edicioni e 94 të Oscars.
Duke filluar nga e hëna, 14 shkurt, përdoruesit e Twitter kanë nisur të votojnë për filmat e tyre të preferuar të publikuar në vitin 2021 9pavarësisht nëse filmi është apo jo një kandidat për Oscar) duke përdorur hashtagun #OscarsFanFavorite.
Filmi që merr më shumë vota nga fansat deri më 3 mars do të vlerësohet gjatë ceremonisë. Çdo përdorues i Twitterit mund të votojë deri në 20 herë në ditë dhe filmi fitues do të shpallet në ceremoninë e ndarjes së çmimit më prestigjioz të filmit më 27 mars.
Make movie history this year with #OscarsFanFavorite and #OscarsCheerMoment.
Head to https://t.co/HjaTjZfexf for more information. pic.twitter.com/GCPtespLqP
— The Academy (@TheAcademy) February 14, 2022
“Ne jemi të emocionuar që po bashkëpunojmë me Twitter që do të na ndihmojë të krijojmë një audiencë digjitale të angazhuar përpara ceremonisë së këtij viti”, ka deklaruar Merrill Johnson, nënkryetar i Akademisë për marketingun digjital.
Njëherësh, tre përdorues të Twitterit, të cilët e kanë dhënë votën e tyre mes 14 shkurtit dhe 3 marsit do të zgjidhen për të udhëtuar në Los Angeles me shpenzime të paguara që të marrin pjesë në ceremoninë e vitit të ardhshëm të ndarjes së çmimeve Oscar.
Po ashtu, pesë përdorues të tjerë të këtij rrjeti social do të marrin biletë vjetore për kinema (sipas zgjedhjes së tyre), abonime në platformat e transmetimit (‘streaming’) dhe për artikuj ekskluzivë nga dyqani i Muzeut të Akademisë. /Telegrafi/