Rreth 80 vepra të artistëve të Maqedonisë nga të gjitha gjeneratat do të vendosen sot në Çifte Hamam, në kuadër të ekspozitës ‘Abstraktja në pikturën dhe skulpturën e Maqedonisë’, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ekspozita, në mënyrë retrospektive i përpunon dukurinë dhe zhvillimin e artit abstrakt në pikturën dhe skulpturën e Maqedonisë prej viteve të 60 të shekullit 20 e deri më sot, duke theksuar artin abstrakt si shprehje dominante në artin figurativ në Maqedoni, ndërkaq e përgatiti Zllatko Teodosievski, njofton AIM.
Vizitorët do të kenë mundësi të shohin vepra nga Reshat Ahmeti, Petar Mazev, Dimitar Avramovski-Gute, Petar Haxhi Boshkov, si dhe vepra të shumë artistëve tjerë nga Maqedonia. /Telegrafi/