Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arban Abrashi ka theksuar se partia e ka kryetarin dhe se zgjedhjet e brendshme në LDK sipas tij, do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm.
Ai në një intervistë për Telegrafin, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se paraqitja e ambicieve dhe dëshirave të disa zyrtarë të LDK-së, që të jenë kandidat për kryeministër dhe kryetar të partisë, janë legjitime.
“Mendoj se LDK-ja është dhe do të mbetet unike edhe pas procesit zgjedhor i cili pritet të mbahet vitin tjetër”, ka shtuar Abrashi. /Telegrafi/