Telegrafi

Abrashi thotë se ndaj Bjellorusisë luajnë një finale të vogël

Amir Abrashi ishte një nga më të mirët në fushë për Shqipërinë në suksesin 3-1 ndaj Kazakistanit, takim në të cilin fitoi edhe një 11-metërsh edhe pse ai karton i verdhë që mori do ta mbajë jashtë ndeshjes ndaj Bjellorusisë.

“Unë jap maksimumin të jap ndeshjen. Ka për të qenë finale e vogël me Bjellorusinë. Komplimente ekipit për fitoren”, ka thënë Abrashi pas ndeshjes.

“Aty thashë, të futem të fitoj duelin. Kur ke besim, dalin rastet. Më vjen mirë që ndihmova ekipin”.

“E dimë lojën që kemi bërë atje. E di që duhet të fitojmë duelet. Kemi patur shumë raste, duhet të shënojmë më shumë”.

“Kam besim se do fitojmë, kemi shumë lojtarë të mirë të luajmë këtu. Kemi djem të tjerë që do të japin maksimumin me Bjellorusinë”, ka përfunduar ai. /SS/