Site icon Telegrafi

Abrashi: Taksa veprim i PAN-it, Vetëvendosje nuk beson në politika të tilla tarifore

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi ka thënë se masa e tarifës nuk ka qenë në programin e Vetëvendosjes.

Abrashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se reciprociteti me Serbinë është në programin e Vetëvendosjes që nga themelimi i organizatës.

Ai ka thënë se Vetëvendosje ka tjetër program politik nga Qeveria paraardhëse edhe në raport me taksën.

“Natyrisht se do të largojmë një masë që nuk është e paraparë në programin tonë qeverisës. Lëvizja Vetëvendosje nuk beson në politika të tilla tarifore që ka vendosur qeveria e PAN-it”.

Abrashi thotë se reciprociteti zgjerohet edhe në shumë fusha tjera përfshirë në politikë, ekonomi e fusha tjera.

“Ne nuk mund të qeverisim më një program që nuk është i yni”.

Lexo po ashtu Demaliaj: Nëse e largon taksën, Kurti bën tradhti kombëtare

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se qeverisja nuk ndërtohet me amanete të së kaluarës.

“Qeveria nuk funksionon as me kërcënime. Ata që bëjnë këto veprime kanë humbur zgjedhjet”, deklaroi më tej Abrashi./Telegrafi/

Exit mobile version