Amir Abrashi thotë se e ka mbyllur telefonin dhe se nuk ka komunikuar me asnjërin prej miqve të tij në përfaqësuesen zvicerane, pasi të gjitha bisedat janë lënë pasi të mbyllet Evropiani.
“Kemi komunikuar para dy javësh, por më pas jo. Ata po stërviten me Zvicrën, ndërsa unë me Shqipërinë. Ato çfarë kemi për të biseduar i kemi lënë pas Evropianit, pasi tani për tani jemi më mirë kështu, pa komunikuar”, citon Top Channel fjalët e Abrashi.
Mesfushori nga Gjakova deklaroi dëmtimi në shpatull tashmë i përket së kaluarës, ndërsa edhe gjendja e pjesës tjetër të skuadrës është shumë e mirë.
I pyetur për atmosferën në prag të ndeshjes me Zvicrën, Abrashi tha se është shumë e mirë dhe se skuadra po kalon një periudhë shumë të mirë.
Abrashi thotë se Shqipëria i di shumë mirë pikate forta të Zvicrës, por kuqezinjtë nuk kanë frikë asnjë skuadër dhe se do të tentojnë të marrin rezultat pozitiv.
Vlen të theksohet se Abrashi e ka përfaqësuar Zvicrën deri në grupmoshat U-21, por pastaj vendosi të luante për Shqipërinë.