Site icon Telegrafi

Abrashi premton përfundim të projekteve infrastrukturore në Podujevë

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, sot ndoqi nga afër fillimin e punimeve në rrugën Herticë – Xehrore me gjatësi 3.4 km, ndërtimi i së cilës është një ndihmesë e madhe për bizneset dhe fermerët që po investojnë në fshatrat përreth.

Ministri Abrashi tha se punimet në këtë aks rrugor do të zhvillohen me dinamikën e paraparë, që të përfundojë brenda afateve.

Bashkë me ekipin e tij, ministri Abrashi vizitoi edhe disa projekte infrastrukturore që janë në proces të punimeve, në komunën e Podujevës.

Në takim me nënkryetarin e Podujevës, Nexhmi Rudarin, ministri Abrashi tha se do të ketë koordinim institucional dhe veprime të përbashkëta për rifillim sa më të shpejtë të punimeve në magjistralen Prishtinë – Podujevë. /Telegrafi/

Exit mobile version