Site icon Telegrafi

Abrashi: Për Vetëvendosjen, skuadra e Kosovës në futboll mbetet “përfaqësuese”

Deputeti i zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi ka komentuar zhvillimet sportive në lidhje me Kosovën dhe Shqipërinë.

Abrashi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për Vetëvendosjen skuadra e futbollit të Kosovës mbetet “përfaqësuese”.

“Kombi është kategori tjetër më e madhe identitare. Nëse flasim për ‘Kombëtaren e Kosovës’ atëherë për cilin yll në flamurin tonë po flasim?!”

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se megjithatë Vetëvendosje angazhohet për subjektivitetin e shtetit të Kosovës.

“Kjo nënkupton edhe subjektivitet sportiv. E sigurisht Kosova duhet të ketë edhe Përfaqësuesen”.

Abrashi tha se Anglia në futboll është shembulli më i mirë, e cila ka flamurin e vet në sport, ndërsa në arenën ndërkombëtare prezantohet si Britani e Madhe.

Ai ka thënë se ekipi i futbollit në ish-Jugosllavi nuk është quajtur kombëtare por reprezentacion.

Abrashi ka thënë se edhe nëse quhet “përfaqësuese”, Kosova nuk  degradohet. Sipas tij është vetëm çështje terminologjie./Telegrafi/

Exit mobile version