Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë se numri 246 i raketave të porositura nga Kosova përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve të Serbisë.
Sipas tij, kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani.
“Numri 246 i raketave të porositura anti tank të llojit Javalin përkon me numrin zyrtar të deklaruar të tankeve M84 dhe T-72B1MS të Serbisë. Për çdo tank nga një Javelin”.
“Kjo porosi e Ushtrisë së Kosovës është investimi më i mirë në sigurinë dhe paqen e rajonit deri më tani”, ka shkruar Abrashi në llogarinë e tij në Facebook.
SHBA-ja ka pranuar kërkesën e Kosovës për blerjen e raketave anti-tank Javelin. Tani, kërkesa do të shkojë në Kongresin Amerikan, sipas procedurës. /Telegrafi/