Një lëvizje e papritur në listën e Kombëtares shqiptare në prag të miqësores me Turqinë.
Mesfushori Amir Abrashi nuk ja ka dalë të jetë pjesë e skuadrës për shkak të dëmtimit, duke qëndruar në klubit e Freiburgut.
Në vend të tij trajneri Cristian Panucci ka thirrur Kamer Qaka që aktivizohet me ekipin rumun CSM Politehnica Iași.
22-vjeçari në të kaluarën ka qenë pjesë e ekipeve kombëtare të Norvegjisë deri tek U-19.
Qaka ka lindur në Kosovë, ndërsa ka emigruar në Norvegji që në moshën dy vjeçare.
Qaka është një futbollist i dalë nga akademia e Valerengës dhe këtë sezon është aktivizuar 11 takime me skuadrën rumune CSM Politehnica Iasi.
Shqipëria do të luajë ndaj Turqisë me 13 nëntor në Antalia. /Telegrafi/