Site icon Telegrafi

Abrashi mposht liderin, niset drejt Bundesligës

Freiburgu i Amir Abrashit luajti sot një ndeshje shumë të rëndësishme në Bundesligën 2, sepse përballë kishte RB Leipzing lider, duke e mposhtur 2-1.

Me këtë fitore skuadra e Amir Abrashit shkurton në tri pikë distancën me kreun dhe gjithashtu i largohet tre pikë përpara Nurenbergut të vendit të tretë.

Si zakonisht, në formacion për Freiburgu ishte edhe Abrashi, i cili luajti një ndeshje mjaft pozitive, duke detyruar edhe danezin në formë Jusuf Poulsen të merrte një karton të verdhë në pjesën e parë.

Rruga e lojtarit të Kombëtares është e shtruar tashmë drejt Bundesligës.

Ai pritet të jetë edhe pjesë e Kombëtares Shqiptare në Kampionatin Evropian në Francë. /Telegrafi/

Exit mobile version