Site icon Telegrafi

Abrashi: Mirë bëra që zgjodha Shqipërinë

Amir Abrashi nuk është aspak pishman që e zgjodhi Kombëtaren shqiptare, duke hequr dorë nga Zvicra, për të cilën kishte luajtur me ekipin U-21.

Abrashi tashëm është një prej lojtarëve kryesor të Shqipërisë.

“Pasi e humbëm kualifikimin për Evropianin U-21 me Zvicrën, Federata Shqiptare erdhi dhe më kontaktoi”.

“Përzgjedhësi i atëhershëm i Zvicrës, Ottmar Hitzfeld më dëshironte ende, po unë vendosa për Shqipërinë. Ishte njëri prej hapave më të mirë në karrierën time”, deklaroi futbollisti gjakovar për tabloidin gjerman “Bild”.

Exit mobile version