Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi thotë se LDK do të mbahet mend si një parti e puqit.
“Jeni duke thurur një puq që do ta mbajmë në mend. Ishim një qeveri e jashtëzakonshme, por edhe nëse shkojmë në pushtet do të jemi një opozitë e jashtëzakonshme për t’u kthyer fuqishëm në Kuvend”.
Abrashi i ka thënë deputetëve të LDK-së se do të jenë patericë e Thaçit dhe PDK-së.
“Suksese si parti e dytë si patericë e Hashim Thaçit dhe patericë e PDK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Abrashi thotë se kjo që po bëjnë sot të gjitha partitë ndaj Vetëvendosjes quhet puq.
“Ajo çka po ndodh sot këtu as skenarët e filmave nuk kanë mundur ta parashikojnë”.
Ai thotë se kjo do të mbahet në mend si seanca e turpit.
“Kur bota e trembur janë bërë bashkë për ta mposhtur këtë sfidë, të ndëshkuarit me votë popullore gjetën kohën të thurin komplote me qëllim të përmbysin qeverinë”, tha mes tjerash Artan Abrashi./Telegrafi/