Site icon Telegrafi

Abrashi: Ka presione nga diaspora dhe nga vet kryeministri Hoti që të rifillojnë fluturimet

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit në Qeverinë e Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se ka vullnet në qeveri që të hapen edhe kufijtë ajrorë.

Abrashi në RTV Dukagjini ka thënë se deri të premten do të dihet se ku gjenden institucionet e Kosovës në mbrojtjen e qytetarëve nga coronavirusi edhe në raport me fluturimet.

“Mund të them se kemi presion të madh nga diaspora dhe vetë zyrtarët qeveritarë përfshirë edhe nga kryeministri Hoti i cili ka shprehur vullnetin që të hapen kufijtë e posaçërisht pasi disa nga aeroportet në regjion vetëm se janë hapur për fluturime”.

Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit ka thënë se qeveria është duke punuar ën këtë drejtim edhe pse sipas tij nuk mund të ketë datë të saktë.

Abrashi ka thënë se qeveria është e përkushtuar që t’i plotësoj disa standarde shëndetësore që ka vendosur Agjencioni Evropian për Siguri të Aviacionit Civil në mënyrë që të pranojnë fluturime nga Kosova.

Ministri i Infrastrukturës ka thënë se janë duke u shqyrtuar disa opsione se si do të priten mërgimtarët në mënyrë që të mos ketë infektime të reja.

“Një opsion është që të testohet për coronavirus njëri nga anëtarët e familjes nga diaspora që kthehen në Kosovë, mirëpo deri të premten do të qartësohet shumëçka”, deklaroi më tej Arban Abrashi./Telegrafi/

Exit mobile version