Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Amir Abrashi është gjithnjë e më afër realizimit të ëndrrës për të luajtur në Bundesligë.
Në tri ndeshjet e fundit të mbetura në Bundesliga 2, Amirit dhe Freiburgut të tij do t’i mjaftonte një fitore për ta siguruar edhe matematikisht inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.
Gjakovari ka shkruar se është duke shkuar në Bundesligë dhe është i lumtur me fitoren e arritur.
Freiburg mposhti Duisburgun në shtëpi me rezultat të thellë 3-0 duke konfirmuar formën e mirë pasi në 10 ndeshjet e fundit nuk kanë pësuar humbje duke shënuar tetë fitore dhe kanë barazuar në dy takime.
“Bundesligë ne jemi duke ardhur. Fitore e madhe ndaj Duisburgut para tifozëve tanë”, shkroi Abrashi. /Telegrafi/