Site icon Telegrafi

Abrashi: Jemi gati për Zvicrën, do të përmirësohemi

Mesfushori i Shqipërisë, Amir Abrashi, ka folur pas duelit të humbur nga Ukraina në miqësoren e fundit para Euro 2016.

Pitbulli shqiptar i cili vrapoi 6.2 kilometra në këtë takim, më shumë se secili lojtar tjetër foli për gabimet në këtë ndeshje dhe për ndeshjen e parë ndaj Zvicrës më 11 qershor.

“Luajtëm mirë. Bëmë një gabim. Nuk ishim të koncentuar te ndërprerja. Por, ne patëm rastet pas barazimit, me Sadikun dhe Lenjanin, ishim pa fat”.

“Ne kemi reaguar shumë ngadalë në golat e Ukrainës, nuk ishim të koncenturar, gola palidhje, nuk guxon të përsëritet”.

“Pjesa e parë ishte shumë e mirë, ne duhet të shmangim gabimet dhe kemi shumë stërvitje në ditët në vijim dhe do të bëjmë ç’mos që të mos përsëriten në kampionat”.

“Ne duhet të krijojmë shumë raste, por duhet që të jemi stabil në fazën defensive të mesfushës. Ne duhet të luajmë më shumë me mesfushorë, ata nuk patën shanca shumë pak, por i shfrytëzuan. Ne duhet që së pari të shikojmë fazën defensive, më pas duhet të shikojmë për të krijuar raste”.

“Zvicra ka kualitetin. Eshtë e fortë si Ukraina. Edhe ne kemi kualitetet, ne kemi lojë të mirë. Kemi të gjitha shancat dhe do të bëjmë ende stërvitje dhe do të jemi gati për ndeshjet”, u shpreh Abrashi. /Telegrafi/

Exit mobile version