Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka prekur edhe futbollin dhe jo vetëm atë të këtyre dy shteteve, por edhe në vendet e tjera të Evropës.
Pronari i Chelseat, rusi Roman Abramovich mund t’ia sheh sherrin luftës mes vendit të tij dhe Ukrainës, pasi Britania e Madhe është vendi që i ka vënë sanksionet më të mëdha Rusisë.
Edhe pse flitej se do t’i ndalohet hyrja pronarit të Chelseat në Angli shkaku që është i afërt me presidentin rus Vladimir Putin, një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Abramovich deri më tani i ka shpëtuar çdo sanksioni nga Boris Johnson dhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por nuk dihet nëse gjatë ditëve të ardhshme sanksionet do ta prekin edhe atë.
Por e ardhmja e rusit në krye të Chelseat nuk është e sigurt, pasi ai mund ta shes klubin londinez pasi ka fituar çdo titull të mundshëm si president i tyre që nga viti 2003 kur e bleu.
55-vjeçari po shqyrton ofertat, derisa agjencia amerikane ‘Bloomberg‘ ka raportuar se në muajt e fundit invesitotrë të ndryshëm janë duke u bërë bashk për ta blerë kampionin në fuqi të Evropës dhe Botës.
Gjithnjë sipas Bloomberg, investitorët dhe firmat e kapitalit privat, ku shumica janë nga Shtetet e bashkuara të Amerikës janë të gatshme ta blejnë Chelsean për një shifër rekorde.
Këta investitorë janë duke pritur nëse Abramovich do të marrë sanksione nga Anglia dhe të dorëzojnë ofertën për blerjen e Chelseat prej 1,5 miliardë eurove.
Mbetet të shihet nëse Abramovich do të marrë sanksione në ditët apo javët në vazhdim nga Anglia dhe nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë ai pritet t’i shqyrtojë ofertat për shitjen e Chelseat. /Telegrafi/