Roman Abramovich pritet të largohet nga Chelsea pas sanksioneve që i janë vendosur atij nga Britania e Madhe.
Miliarderi rus ka nxjerr në shitje Chelsean dhe po pret ofertën e duhur për ta shitur klubin londinez.
Por pronari aktual i kampionëve në fuqi të Evropës nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli, pasi synon të investojë në Spanjë.
Edhe pse u përfol në mediat turke se Abramovich do ta blej klubin Goztepe, një gjë e tillë është mohuar nga njerëzit e afërt të rusit.
Valencia është njëri nga klubet më të mëdha të Spanjës, por ka vite që nuk kanë arritur të fitojnë trofe vendor dhe evropianë.
‘Lakuriqët’ kanë fituar gjashtë herë titullin e kampionit në Spanjë, kanë tetë Kupa të shtetit, një Superkupë si dhe një herë e kanë fituar UEFA Cup apo siç njihet sot si Liga e Evropës.
Mirror ka raportuar se Abramovich do të tentojë blerjen e Valencias pasi të kompletojë shitjen e Chelseat e cila pritet të bëhet për një shumë mbi tre miliardë euro.
Qëllimi i Abramovich është ta rikthejë Valencian në nivele të larta dhe të konkurrojë me klubet më të mëdha spanjolle si Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid e Sevilla. /Telegrafi/