Telegrafi

Abramovich e dëshiron Pochettinon si trajner të Chelseat

(Foto: Getty Images)

Roman Abramovichi dëshiron që trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino, ta zëvendësojë Antonio Conten te Chelsea.

E ardhmja e trajnerit italian në Stamford Bridge është e pasigurt, ndërsa triumfi eventual në finale të FA Cup ndaj Manchester Unitedit, nuk do të mjaftojë për ta mbajtur vendin e punës.

(Foto: Getty Images)

Pasi e fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin e kaluar, këtë edicion Conte nuk ka arritur t’i kualifikojë Blutë në Ligën e Kampionëve.

Strategu italian në disa raste ka pasur mosmarrëveshje me hierarkinë e klubit në lidhje me politikën e transferimeve, si edhe ka pasur probleme me disa lojtarë në skuadër.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për CHELSEA

Sipas The Sun, Abramovich tashmë e ka zgjedhur Pochettinon për ta drejtuar skuadrën në të ardhmen dhe trajneri i Spursave është njoftuar për interesimin e Chelseat.

Trajneri argjentinas ka caktuar takim me kryetarin e Tottenhamit, Daniel Levy, në lidhje me planet për të ardhmen e klubit.

(Foto: Getty Images)

Pochettino dëshiron që t’i largojë disa futbollistë, si Mousa Dembele, Danny Rose e Toby Alderweireld, në mënyrë që ta përforcojë skuadrën duke investuar rreth 150 milionë funte (171 milionë euro).

Po ashtu, ai dëshiron t’i mbajë yjet kryesore, Harry Kane dhe Christian Eriksen, dhe ka kërkuar që t’u ofrohen kontrata të reja. /Telegrafi/