Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, është i gatshëm të qëndrojë në Londër edhe vitin e ardhshëm.
Conte ka qenë i lidhur me një kalim te Interi, por tashmë Chelsea ka sqaruar situatën.
Sipas asaj që shkruan Premium Sport, Conte është shprehur i gatshëm të rinovojë dhe dëshiron të qëndrojë.
Italiani ka biseduar direkt me pronarin e klubit Roman Abramovich.
Një tjetër gjë që e ka bërë të lumtur Conten është se familja e tij është në proces që të bartet në Londër për të vazhduar jetën. /Telegrafi/