Telegrafi

Abramovich donte ta kthente “Regent Park” në terren stërvitor të Chelsea, përpara të mësonte se ishte në pronësi të Mbretëreshës

Roma Abramovich dëshironte ta kthente “Regent Park” në terrenin stërvitor të Chelsea, sipas ish-pronarit Ken Bates.

Bates e shiti klubin londinez te Abramovich në vitin 2003 për 200 milionë euro.

Ata ranë dakord për një marrëveshje shpejt, pasi rusi kishte treguar më parë një interes për të blerë Manchester United.

Lexo po ashtu Ish-pronari i Chelseat zhvendoset me flotën e tij në Turqi, planifikon blerjen e një klubi

Pas përfundimit të blerjes së Chelseat, Abramovich bëri një udhëtim me helikopter mbi qytet dhe i pëlqente “Regent Park”.

Duke kujtuar udhëtimin, Bates tha për The Blueprint podcast: “Abramovich me një helikopter kishte bërë një shikim nga lartë mbi qytetin e Londrës”.

“Ai pa parkun dhe tha: ‘Duket si një park i mirë. Le ta blejmë atë për terrenin stërvitor”.

Ken Bates ia shiti Chelsean Abramovichit në vitin 2003

“Por, atij iu tha: ‘Unë nuk mendoj se ju do ta kuptoni atë. Ky është Regent Park dhe është në pronësi të Mbretëreshës”, ka bërë ditur më tej ish-pronari i Chelseat.

Në vend të kësaj, Abramovich e ktheu vëmendjen e tij në zhvillimin e terrenit stërvitor të Chelseat në Cobham, duke krijuar një strukturë moderne.

Lexo po ashtu Si mund të luajë Bayerni nën urdhrat e Tuchel nga sezoni i ri: Tri transferime nga Chelsea dhe një nga PSG

Ai e rriti klubin brenda dhe jashtë fushës dhe ia shiti Todd Boehlyt për pesë miliardë euro vitin e kaluar.

Chelsea fitoi çdo kupë vendase dhe evropiane gjatë mbretërimit 19-vjeçar të Abramovich. /Telegrafi/