Site icon Telegrafi

Abramovich dëshiron të blindojë Conten

Getty Images

Po flitet shumë se Antonio Conte do të largohet në fund të sezonit nga Chelsea.

E gjitha kjo për t’iu bashkuar Interit dhe për të filluar rindërtimin e klubit zikaltër dhe për t’u kthyer në majat e futbollit evropian.

Lexo po ashtu Chelsea po përgatiti super skuadër për vitin e ardhshëm, kështu duken Blutë e Londrës me pesë përforcime (Foto)

Sipas Sunday Express, presidenti i Bluve Roman Abramovich pasi ka dëgjuar këto zëra dhe ka kuptuar për interesimin real të klubit nga Milano ka vendosur të blindojë teknikun italian.

Abramovich do t’i ofrojë nëntë milionë euro në sezonin Contes vetëm që ai të qëndrojë në Stamford Bridge dhe të vazhdojë me sukseset.

Synimi për sezonin e ardhshme i Bluve është Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version