Telegrafi

Abraham ua paguan darkën disa tifozëve të Romës si kërkimfalje për humbjen nga Interi

(Foto: Instagram/tammyabraham)

Tammy Abraham ka bërë një gjest të bukur pas takimit me disa tifozë të Romës në një restorant, pas humbjes nga Interi në javën e kaluar.

Giallorossët u eliminuan nga Kupa e Italisë pas humbjes prej 2-0 nga Nerazzurrët në Giuseppe Meazza, me golat e ish-sulmuesit të tyre, Edin Dzeko dhe Alexis Sanchezit.

Ishte një tjetër humbje frustruese për trajnerin Jose Mourinho, i cili po përpiqet ta përmirësojë mentalitetin e skuadrës pas një serie rezultatesh negative.

Në një njoftim nga Calciomercato.com, thuhet se Abraham kishte dalë për darkë me të dashurën, Leah Monroe, në një restorant në qendër të Romës, ku është takuar me disa tifozë të klubit.

Ata i kanë folur me dashamirësi sulmuesit, mirëpo e kanë shprehur zhgënjimin e tyre për humbje nga Interi, gjë të cilin e ka treguar edhe vet lojtari anglez.

Pasi i ka falënderuar për komplimentet dhe u ka dhuruar autografe, në fund të darkës, Abraham e ka paguar faturën e tifozëve të Romës në shenjë mirënjohjeje. /Telegrafi/