Telegrafi

Abraham do të mungojë gjatë, Roma synon afrimin e Icardit

Në ndeshjen e fundit të sezonit, Roma ka marrë një lajm të keq pas lëndimit të Tammy Abraham.

Sulmuesi anglez u lëndua ndaj Spezias dhe do të mbetet jashtë fushave për rreth tetë muaj, ku do ta humbas pjesën kryesore të sezonit me Giallorosët.

Roma tani është duke kërkuar transferimin e një tjetër sulmuesi dhe drejtuesit e klubit kanë filluar menjëherë punën për ta gjetur një zëvendësues të anglezit.

Lexo po ashtu Roma siguron Ndickan, tani po mbyll marrëveshjen edhe me sulmuesin Nzola

Mauro Icardi është i preferuari i trajnerit Jose Mourinho për t’i besuar një fanellë titullari për sezonin e ardhshëm.

Roma ka raporte të shkëlqyera me PSG-në dhe janë të gatshëm ta marrin si huazim Icardin duke i paguar edhe gjysmën e pagës.

Sulmuesi argjentinas këtë edicion ishte i huazuar në Turqi ku shkëlqeu me fanellën e Galatasarayt duke i fituar edhe titullin e kampionit.

Lexo po ashtu Wanda Nara është afër t’i realizojë Mauro Icardit transferimin te klubi i Ligës Premier

30-vjeçari ka zhvilluar 26 ndeshje zyrtare ku ka realizuar 23 gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë.

Roma është e gatshme ta rikthej argjentinasin në Serie A, edhe pse duhet mposhtur konkurrenca e Galatasarayt që duan ta mbajnë edhe më tej në Stamboll sulmuesin Mauro Icardi. /Telegrafi/