Tammy Abraham ka qenë hero i Chelseat në kuadër të 1/8 së finales në Kupën FA.
Skuadra londineze ka luajtur në udhëtim te Barnsley, ku ka fituar me rezultat minimal 0-1.
Vendasit rrezikuan të parët në minutën e 11-të, kur Callum Brittain gjuajti nga afërsia, por Kepa Arrizabalaga bëri një pritje të shkëlqyer për ta mbajtur portën e paprekur.
Kësisoj 45 minutat e para të ndeshjes përfunduan ashtu siç filluan pa gola 0-0.
Chelsea e nisi më mirë pjesën e dytë, duke dominuar takimin gjë që edhe solli golin e fitores.
Recce James asistoi bukur për sulmuesin shtatlartë Tammy Abraham që shënoi nga afërsia për 0-1.
Abraham përveç që kreu mjaftë mirë punën e tij në ofensivë, u tregua i zoti edhe në anën defensive.
Vendasit ishin pranë golit pas një dalje të pasigurt të Kepas, por Abraham largoi topin nga vija fatale.
Kësisoj në fund Chelsea triumfoi me rezultat minimal, fitore që i mjafton për të kaluar në çerekfinale të Kupës FA.
Në raundin tjetër, Chelsea do të përballet me skuadrën e fundit në elitën e futbollit anglez, Sheffield United. /Telegrafi/
Tammy Abraham can't stop scoring in the #EmiratesFACup for @ChelseaFC 🔥 pic.twitter.com/NN6iApzSLv
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) February 11, 2021
Tammy Abraham: Scoring at one end, saving at the other 🤯#EmiratesFACup @ChelseaFC pic.twitter.com/jgI6XOoWyX
— Emirates FA Cup (@EmiratesFACup) February 11, 2021