Chelsea ka marrë një fitore të lehtë në rrethin e 1/16 së finales në Kupën FA.
Londinezët ishin nikoqir të skuadrës nga Championshipi anglez, Luton Town dhe fituan me rezultat 3-1.
Tammy Abraham hapi serinë e golave në minutën e 11-të me një goditje të fuqishme brenda zonës.
Sulmuesi anglez gjashtë minuta më vonë realizoi një tjetër gol, kur kësaj radhe shënoi me kokë pas asistimit nga Recce James për 2-0.
Mysafirët ngushtuan rezultatin në 2-1 në minutën e 30-të me golin e realizuar nga anësori Clark.
Tammy Abraham kompletoi het-trickun e parë me fanellën e Chelseat në Stamford Bridges në minutën e 74-të kur realizoi për 3-1 nga afërsia.
Epërsia e vendasve ka mundur të jetë edhe më e lartë, por Timo Werner gaboi nga pika e bardhë katër minuta para fundit të ndeshjes.
Me këtë fitore Chelsea kalon në rrethin tjetër të Kupës FA dhe tani është në pritje të kundërshtarit. /Telegrafi/
https://twitter.com/D9INE_FOOTBALL2/status/1353340420000894977