Telegrafi

Abraham pranon ofertën e Romës, të dielën testet mjekësore

Roma thuhet se ka bindur sulmuesin Tammy Abraham, i cili do të mbërrijë nesër (e diel) në kryeqytetin italian për testet e tij mjekësore.

Giallorossët kishin arritur tashmë një marrëveshje me Chelsean për sulmuesin anglez, por Abraham nuk ishte i bindur për një lëvizje në Itali.

Megjithatë, Abraham, i cili preferonte një kalim te Arsenali, tani thuhet se ka pranuar ofertën e Romës.

Lexo po ashtu Mourinho e kërkon me ngulm, Roma i ofron edhe më shumë para Abrahamit

Janë gazetarët e njohur italian Fabrizio Romano dhe Gianluca Di Marzio që kanë konfirmuar pranimin e ofertës së Romës nga Abraham.

Roma thuhet se do t’i paguajë Chelseat 40 milionë euro në një marrëveshje të përhershme, por ato do të paguhen me këste.

Testet mjekësore janë paraparë të zhvillohen nesër në ora 13:00, ndërsa sulmuesi pritet të arrijë në mëngjes në Romë.

Abrahami pritet të nënshkruajë kontratën e tij pas testeve mjekësore në ditët në vijim dhe të fitojë pesë milionë euro në sezon. /Telegrafi/