Telegrafi

Abraham ngurron ta vazhdojë kontratën me Chelsean – shkak paga e majme

Tammy Abraham e ka refuzuar edhe një herë kontratën e re të Chelseat.

Sulmuesi anglez po shkëlqen në sezonin e tij të parë si lojtar standard te The Blues, duke shënuar 12 gola dhe ka bërë tri asistime në 20 xhiro të zhvilluara.

Skuadra londineze dëshiron ta blindojë Abrahamin, por që është lojtari që po refuzon ta vë lapsin në letër pa u përmirësuar marrëveshja.

Callum Hudson-Odoi aktualisht përfiton 210 mijë euro në javë te Chelsea

Anglezi thuhet se po kërkon 210 mijë euro në javë, në mënyrë që ta vazhdojë kontratën me Chelsean.

Lexo po ashtu Chelsea do ta blindojë Tomorin dhe Abrahamin

Callum Hudson-Odoi aktualisht e përfiton këtë shumë te skuadra nga veriu i Londrës dhe Abraham e dëshiron një pagë të njëjtë.

Blutë janë skeptik që t’i ofrojnë lojtarit një pagë të tillë dhe bisedimet aktualisht kanë ngecur. /Telegrafi/