Chelsea ka fituar 3-0 në shtëpi përballë West Hamit në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.
Golat për The Blues i shënuan Thiago Silva dhe Tammy Abrahm me dy golashin e tij.
Chelsea ishte skuadër më e mirë në fushë dhe mori notën e përgjithshme 7.32, derisa Çekanët u vlerësuan me 6.26.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Abrahm që realizoi dy gola dhe u notua me 8.8.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj sfide doli të ishte Declan Rice që u vlerësua me 5.9.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/