Tammy Abraham ka kërcënuar se do të luajë për kombëtaren e Nigerisë nëse Gareth Southgate nuk e fton përsëri te Anglia.
Sulmuesi i Chelseat mund të luajë për nigerianët shkaku që babi i tij është nga ai vend dhe që ka raporte të mira me presidentin e federatës Amaju Pinnick.
Abraham vendosi që të luanë për ‘Tre Luanët’ derisa kishte refuzuar Nigerinë në debutimin ndaj Gjermanisë në vitin 2017.
Mirëpo që nga ajo kohë kanë kaluar 22 muaj kur nuk ka bërë asnjë paraqitje për kombëtaren dhe madje nuk ishte ftuar për përballjen ndaj Bullgarisë dhe Kosovës.
Sulmuesi i talentuar thuhet se i ka thënë Southgateit që nëse nuk e fton për ndeshjen ndaj Republikës Çeke, atëherë do të shkojë te Nigeria. /Telegrafi/