Tammy Abraham ka thënë se do ta adhuronte nëse Chelsea do të përballje me Barcelonën në 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Skuadra londineze së bashku me Valencian nga Grupi H kaluan në fazën e eliminimit direkt të garës më të madhe për klube në Evropë.
The Blues kanë gjasa të mëdha që të përballen me Blaugranasit dhe Abraham ka deklaruar se do ta pëlqente shumë një takim të tillë.
“Kjo është shumë tërheqëse, shumë tërheqëse”, ka thënë sulmuesi anglez. “Ne nuk jemi ata që u frikësohemi sfidave”.
“Ne duam të luajë ndaj skuadrës më të mirë në botë dhe në stadiumin më të mirë në botë”.
“Nuk kemi frikë. Ne jemi të gatshëm për të gjithë. Do ta adhuroja të luaja në Camp Nou apo diku tjetër ku s’kam luajtur më parë”, ka shtuar më tej ai.
Përveç Barcelonës, Chelsea mund të përballet edhe me Rasenball Sport Leipzig, Juventus, Bayern Munich apo Juventus. /Telegrafi/