Tammy Abraham mund të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sulmuesi anglez po kalon nëpër një krizë të formës dhe nuk po shënon në vitin e tij të dytë te Roma sa në vitin e parë.
E ndeshjet e fundit ai ka mbetur në bankën rezervë pasi trajneri Jose Mourinho po inkuadron Paulo Dybalan si qendërsulmues.
Daily Mail ka raportuar se Abraham mund të rikthehet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Dy gjigantët anglezë, Manchester United dhe Arsenal janë në kërkim të një sulmuesi qendror dhe kanë kthyer sytë te Tammy Abraham.
25-vjeçari mund të largohet nga Roma pasi klubi italian është gati ta shes vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 50 milionë euro.
Abarham këtë edicion ka zhvilluar 21 ndeshje me Romën ku ka realizuar katër gola e ka asistuar në dy të tjerë. /Telegrafi/