Site icon Telegrafi

Abortoi foshnjën në muajin e shtatë, Prokuroria kërkon paraburgim për 19 vjeçaren në Podujevë

Foto: Ilustrim

Pas dyshimeve se 19 vjeçarja, me inicialet Xh.L ka abortuar kundërligjshëm foshnjën e saj në muajin e shtatë në Podujevë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit. 

Lajmin për Telegrafin e bëri të ditur zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Sipas saj, kjo kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës është bërë për shkak të veprës penale “Vrasja e foshnjës gjatë lindjes”.

Lexo po ashtu Ndihmoi vajzën e saj 19-vjeçare të kryente abort të kundërligjshëm, prokuroria deklarohet për rastin në Podujevë

“Ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit, pranë gjykatës kompetente, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj XH.L., për shkak të veprës penale ‘Vrasja e foshnjës gjatë lindjes’, sipas KPRK-së”, ka thënë Ulaj.

Ndryshe, në media u raportua se vajza e cila ka kryer abort është 19-vjeçare, dhe nëna e saj rreth 40 vjeç.

Policia konfirmoi sot se 19-vjeçarja kishte kërkuar tretman mjekësor në QKUK, dhe se ajo dyshohet se ka qenë shtatzënë dhe ka abortuar në mënyrë të paligjshme. /Telegrafi/

 

 

 

 

 

 

 

Exit mobile version