Telegrafi

Abortet joligjore, shqetësojnë profesionistët në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Numri i aborteve në vend sipas statistikave nga Instituti për Shëndet Publik është ulur gjatë vitit që kaluam mirëpo vazhdon të mbetet shqetësues fenomeni i aborteve jolegale dhe të paevidentuara.

Këtë shqetësim e ndan edhe Instituti për Shëndet Publik sipas të cilëve këto aborte kryhen në mënyrë jolegale nga ana e mjekëve dhe gjinekologëve amë në nivel të mjekësisë primare. Gjatë vitit 2016 numri i aborteve të regjistruara ne të gjitha moshat ka qenë 4251, numër ky më i vogël në krahasim më vitet e kaluara.

(Instituti i Shëndetit Publik: Viti 2016 – 4251 aborte; viti 2015 – 4587 aborte; Viti 2014 – 4738 aborte.)

Shkaqet e abortit, sipas gjinekologes Lulzime Hoxha, janë shpesh faktorët social kurse një intervenim I tillë dëmton shumë shëndetin e gruas dhe mund të shkaktojë sterilitet në të ardhmen.

I pyetur për këtë shqetësim, ministri shëndetësisë Arben Taravari për Alsat-M, deklaroi se akoma nuk ka raporte të sakta për këtë.

“Vetëm i presim raportet përfundimtare, pasi t’i marrim do të ulemi dhe të bisedojmë për këtë gjë – tha Arben Taravari, Ministër i Shëndetësisë.

Abortet mund të ndodhin në mënyrë spontane dhe artificiale. Specialistët rekomandojnë për kujdes si mënyrë parandalimi për këtë intervenim i cili sulmon shëndetin e gruas.