Telegrafi

Abidal: Nuk është lehtë ta bindësh Messin ta vazhdojë kontratën

Lionel Messi (Foto: Getty Images/Guliver)

Eric Abidal ka pranuar se nuk është lehtë që të arrihet marrëveshja për ta mbajtur Lionel Messin te Barcelona, ndërkohë që tensionet mes tyre po vazhdojnë prej se e kritikuan njëri-tjetrin publikisht.

Drejtori sportiv i Blaugranëve i kritikoi ‘disa’ lojtarë për shkarkimin e Ernesto Valverdes, ndërsa superylli argjentinas ia ktheu duke i thënë se secili duhej ta merrte përgjegjësinë e vet.

Lexo po ashtu Dramë te Barcelona: Messi iu kundërpërgjigjet kritikave të Abidal

Menjëherë pas nisën spekulimet për të ardhmen e kapitenit, ndërsa Manchester City menjëherë filloi lëvizjet për transferimin e tij.

(Foto: Getty Images/Guliver/FC Barcelona/Twitter)

“Këtë pyetje duhet t’ia bëni atij, shpresoj të qëndrojë”, ka thënë Abidal për Mundo Deportivo kur është pyetur për të ardhmen e Messit”.

“Leo ka thënë se Barca është gjithçka për të, se dëshiron të qëndrojë këtu, por më tej ka kushte. Po flasim për lojtarin më të mirë në botë dhe të arrish marrëveshje për rinovim me një lojtar të tillë, nuk është asnjëherë lehtë”, është shprehur drejtori.

Kontrata aktuale e Messit, nga e cila përfiton rreth 30 milionë euro në sezon, skadon në verën e vitit 2021. /Telegrafi/