Telegrafi

Abidal shpërndan fotografinë me kushëririn e tij në spital duke iu përgjigjur akuzave të mëlçisë

Të mërkurën ka qenë një ditë e lodhshme për legjendën e Barcelonës, Eric Abidal dhe ish-presidentin e klubit, Sandro Rosell.

Kjo pasi klubi fajësohet se në atë kohë e bleu ilegalisht një mëlçi për Eric Abidalin, pasi ky i fundit kishte nevojë për një transplantim të mëlçisë.

Në atë kohë u tha se mëlçia ishte dhuruar nga kushëriri i Abidal, Gerard dhe përsëri sekretari i ri teknik i Barcelonës ka insistuar këtë javë se kjo është e vërteta.

Lexo po ashtu Barcelona dhe ish-presidenti i saj Sandro Rosell akuzohen se blen një mëlçi në mënyrë të paligjshme për Abidalin, mund të akuzohen për trafikim me organe

Ai ka ndarë një foto në Instagram, e cila tregon palët në spital në kohën e transplantimit.

“Me këtë imazh, unë dua të tregoj respektin tim për kushëririn tim Gerard dhe të mbroj nderin e tij”.

“Dëshiroj të dënoj publikisht qëndrimin e disa mediave që sugjerojnë ndonjë dyshim në ligjshmërinë e ndërhyrjes që shpëtoi jetën time. Ndaloni tani!”.

Lexo po ashtu Abidal: Nuk ka parregullsi rreth sigurimit të mëlçisë për transplantim

“Kërkoj respekt për veten dhe për të gjithë personat e prekur personalisht nga kjo fazë e jetës sime, dhe për këdo tjetër në një situatë të ngjashme”, ka shkruar Abidal.

Edhe Barcelona gjithashtu ka hedhur poshtë këto raportime. /Telegrafi/