Telegrafi

Abidal: Malcolm e ka profilin e Barcës

Eric Abidal ka folur për kënaqësinë e tij që Barcelona ka nënshkruar me anësorin Malcolm.

Malcolm erdhi në mënyrë befasuese te Barcelona nga Bordeaux, pasi u mendua se klubi francez dhe lojtari u pajtuan që të realizohet marrëveshja me Romën.

Abidal, i cili është drejtori ri si sportiv i Barcelonës, beson se 21 vjeçari i ka të gjitha karakteristikat që të përshtatet me klubin nga Camp Nou.

“Ne e kemi parë menjëherë se ai e ka profilin e Barcelonës”.

“Ai është lojtar që luan me këmbën e majtë dhe që mund të luajë në të dy krahët, teksa ai po ashtu mund të luajë si mesfushor ofensiv. Ai ka të ardhme të madhe përpara”, u shpreh Abidal.

“Me tri transferihet që kemi bërë, ne kemi gjithçka dhe më e rëndësishmja kemi të ardhme. Dembele duhet të relaksohet, unë respektoj të gjithë lojtarët. Duhet që të kemi skuadër të fortë”, shtoi ai.

Lëvizja e Malcolm ka nxitur spekulime edhe për largimin e Messit.

Kujtojmë se drejtori i Pirellit, Marco Tronchetti Provera doli publikisht duke kërkuar shërbimet e argjentinasit pasi Malcolm nënshkroi me Barcelonën. /Telegrafi/