Telegrafi

Abidal e shikon nga afër lojën e Ruizit dhe Koulibayt – tenton transferimin e tyre te Barcelona

Barcelona thuhet se po tenton transferimin e Fabian Ruiziti dhe Kalidou Koulibalyt nga Napoli qysh në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Blaugranasëve, Eric Abidal, ishte i pranishëm në fundjavën e kaluar për t’i shikuar nga afër lojën e dy anëtarëve të skuadrës italiane.

Legjenda e skuadrës katalunase ishin të pranishëm në fitoren 4-1 të Napolit ndaj Lecces në fundjavë e kaluar, derisa ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e dy lojtarëve.

Barcelona ka kohë që po tenton ta transferojë Ruizin, mirëpo napolitanët kërkojnë deri në 90 milionë euro për ish-anëtarin e Real Betisit.

Lexo po ashtu Drejtuesit e Barcelonës e kanë përcjellë nga afër mesfushorin Fabian Ruiz

Në anën tjetër, Napoli është i gatshëm që ta shesë edhe senegalezin, por që kërkon rreth 110 milionë euro për kartonin e tij.

Kampioni i La Liga-së  është duke shpresuar që ta transferojë dyshen për një shumë rreth 200 milionë euro, mirëpo skuadra italiane do të kërkojë më shumë. /Telegrafi/