Telegrafi

Abelard Tahiri, për demarkacionin me Malin e Zi: Kam besim te Haradinaj

Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se beson se kryeministri Ramush Haradinaj do ta gjejë një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi.

“Unë kam besim se Haradinaj do ta menaxhojë këtë situatë dhe do të koordinohet me palën malazeze”, është shprehur ai në një intervistë në RTK. “Mirëpo, ne duhet të jemi të kujdesshëm”.

Ai ka shtuar se duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët, pasi marrëveshja e njëanshme nuk funksionon.

Lexo po ashtu Ministri i ri, kryeministrit të ri: A je konsultuar me Malin e Zi?
Lexo po ashtu Muharrem Nitaj, për pyetjen që dje bëri Abelard Tahiri: Disa njerëz politikën e kanë shndërruar në profesion!