Ministri i ri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se beson se kryeministri Ramush Haradinaj do ta gjejë një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi.
“Unë kam besim se Haradinaj do ta menaxhojë këtë situatë dhe do të koordinohet me palën malazeze”, është shprehur ai në një intervistë në RTK. “Mirëpo, ne duhet të jemi të kujdesshëm”.
Ai ka shtuar se duhet gjetur një zgjidhje e përbashkët, pasi marrëveshja e njëanshme nuk funksionon.