Telegrafi

Abelard Tahiri diskutime në Kuvend me deputetin e Listës Serbe, thotë se biseduan për agjendën parlamentare

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën plenare, ku në rend dite janë votimi i disa pikave që kanë mbetur pa përfunduar në seancat e kaluara.

Pak para fillimit të kësaj seance, Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri është parë duke biseduar me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq.

Telegrafi ka kontaktuar me shefin e deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri për të pyetur se cila ishte arsyeja e diskutimit me deputetin e Listës Serbe.

Në një përgjigje, Tahiri ka thënë se kanë diskutuar për agjendën parlamentare. “Asgjë me rëndësi, diskutuam rreth agjendës parlamentare”, ka thënë Tahiri.

Pas diskutimit me deputetin Simiq, Tahiri ka shkuar te deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku është parë duke biseduar edhe me deputetin Kujtim Shala. /Telegrafi/