Analisti Faton Abdullahu ka thënë se çështjen e përafrimit, bashkëpunimit e të bashkimit me Shqipërinë Albin Kurti e ka ndërtuar në mënyrë të çuditshme.
Abdullahu ka thënë se “Kurti nuk ka shkuar në bashkëpunim me Tiranën zyrtare, herë pas here ka përjashtuar institucionet zyrtare”.
“Çfarë ka ndodhur? E ka lindur një Vetëvendosje atje dhe të bashkëpunojë me veten atje. Kësaj qasje jemi duke ia parë sherrin. Përfaqësuesit politikë të Shqipërisë tash e kanë hetuar atë dhe në takim me Kurtin nuk kishte një ngrohtësi normale”, ka thënë Abdullahu në RTK.