Site icon Telegrafi

Abdullahu, kundërshtarëve të Demarkacionit: Na tregoni pse SHBA-t duan që Kosova të fal tokë?

Faton Abdaullahu, këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa ka folur rreth Demarkacionit me Malin e Zi, ku ka thënë se rreth kësaj çështje, SHBA-ja ka qenë shumë konkrete dhe në mënyra të ndryshme ka përkrahur të gjitha komisionet që kanë faktuar gjetje mbi demarkacionin.

Këto komente Abdullahu i bëri përmes një postimi në Facebook, duke thënë se një gjë të tillë e ka bërë edhe Departamenti i Shtetit.

Postimi i plotë:

Atëherë – pse SHBA-t duan që Kosova të humb tokë ?
Kjo është një pyetje që nuk ka marrë përgjigje në asnjë variant dhe nga askush prej atyre që janë munduar të japin përgjigje, por më shumë kanë akuzuar dhe shpifur, kur kanë shprehur mospajtimin dhe kundërshtimin ndaj shënimit të vijës kufitare në variantin të cilin e përkrah Qeveria e Kosovës. Rreth demarkacionit, SHBA ka qenë shumë konkrete dhe në mënyra të ndryshme ka përkrahur të gjitha komisionet që kanë faktuar gjetje mbi demarkacionin me Malin e Zi. Këtë e ka bërë edhe State Departamenti i Shtetit. Nëse është kështu dhe kështu është, nëse SHBA-t na kanë ndihmuar pa kursyeshëm dhe ishin dhe janë krucialisht meritor, pse sot Kosova është shtet, atëherë pse ata janë pro kësaj forme të shënimit të vijës kufitare e cila na qenka aq e dëmshme për ne. Apo shtruar ndryshe – hajde na tregoni ju që me aq lehtësi akuzoni për tradhti, gabime dhe jo profesionalizëm këtë Qeveri dhe disa komisione dhe shumë ekspert – pse SHBA-t duan që Kosova të fal tokë Malit të Zi ? S’ka përgjigje. Përgjigja në këtë rast është konstatim, se SHBA-t dëshirojnë që ta forcojnë shtetin e Kosovës, dhe e mira e së mirës është që të gjithë deputetët ti bashkëngjiten këtij projekti për të mirën e Kosovës dhe të gjithë qytetarëve./Telegrafi/

Exit mobile version