Telegrafi

Abdulkadir Omur në radarin e Liverpoolit dhe Napolit

Liverpool është duke e vëzhguar për së afërmi mesfushorin e Trabzonsporit, Abdulkadir Omur.

Ueb-faqja e njohur italiane, TMW shkruan sot se krahas The Reds edhe Napoli ka dërguar skautët ta shikojnë për së afërmi kapitenin e U21 të Turqisë.

Omuri është krahasuar me yllin e Barcelonës, Philippe Coutinho, ish-lojtarin e Liverpoolit dhe mund të lëvizë në Anfield si një zëvendësim i drejtpërdrejtë për brazilianin.

Abdulkadir Omur

Është interesante se në shtetin turk po spekulohet se futbollisti do të jetë zëvendësues i Adam Lallanas, i cili pritet të largohet prej skuadrës angleze.

Megjithatë, do të ketë konkurrencë të madhe nga Napoli, të cilat kanë shkuar direkt në Trabzons me një ofertë konkrete për të riun.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Napolit

Theksojmë se ekipi anglez dhe italian kanë paralajmëruar ndryshime në ekipin bazë për sezonin e ardhshëm.

Ndryshe, 19-vjeçari deri më tani ka pasur 50 paraqitje për ekipin turk dhe ka shënuar pesë gola në të gjitha garat. /Telegrafi/