Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Unë e marr përgjegjësinë për humbjen në Podujevë dhe Gjilan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka refuzuar të komentojë deklaratat e ish-nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili a ka akuzuar atë se nuk e njeh strukturën e partisë që drejton dhe nuk e di si funksionon ajo.

Abdixhiku ka thënë se nuk do të komentojë gjërat partiake nëpër studio televizive.

“Nuk do të komentoj gjërat partiake nëpër studio televizive. E respektoj çdo njeri që ka kontribuuar në LDK, por vendimet e LDK-së merren me votë në strukturat e partisë  dhe janë vendime që kanë mbështetje në të gjitha anët”, tha Abdixhiku në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, transmeton Telegrafi.

Moderatori ia ka përkujtuar Abdixhikut se Veliu e ka ftuar në debat televiziv.

Ai ka thënë se nuk do të krijon polemika nëpër studio televizive, ai dhe kolegët e tij.

Abdixhiku ka thënë se ka bërë shumë në fushatën elektorale për zgjedhjet lokale në Podujevë dhe në komunat e tjera.

I pyetur nëse ka ndikuar Agim Veliu në humbjen e LDK-së në Podujevë, ka thënë se nuk dëshiron të spekulojë dhe ta bëjë temë një gjë të tillë.

“Humbja ka ndodhë. Për çdo humbje dhe për çdo fitore të LDK-së unë e marr përgjegjësinë e plotë. Edhe në Podujevë edhe në Gjilan…”, ka thënë Abdixhiku. /Telegrafi/

Exit mobile version