Telegrafi

Abdixhiku: Trepça publike, por jo me 1.4 miliard borxhe

Eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku ka shpjeguar në Interaktiv situatën e krijuar rreth kombinatit Trepça pas votimit në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria ka bërë mirë që nuk e ka shndërruar menjëherë në ndërmarrje publike Trepçën për shkak të borxhit të madh prej 1.4 miliard Eurosh që pretendohet se ajo ka.

Sipas tij, votimi nuk ndryshon asgjë prej status-quos aktuale të ndërmarrjes, por vetëm e shmangë falimentimin. “Duhet një diskutim i madh mbi të gjitha me ekspertë ligjorë për strukturimin e ri.

Nëse Beogradi ka pasur ndikim në mënyrën e sjelljes së qeverisë së Kosovës, kjo është tragjike.”, ka thënë Abdixhiku duke shtuar se neni që thotë se duhet konsultuar autoritetet lokale serbe është i papranueshëm. /Telegrafi/