Site icon Telegrafi

Abdixhiku tregon nëse do të pranojë ftesën e Kurtit për takim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sot ka pranuar një ftesë nga kryeministri Albin Kurti për takim rreth dialogut.

Ai ka thënë se do ta shqyrtojë nesër këtë ftesë, por që ka shtuar se në parim LDK nuk refuzon takime që janë në interes të shtetit.

“Jam njoftuar sot se ka ardhur një ftesë nga kryeministri. Do ta shqyrtoj nesër. Në parim LDK nuk iu ikë takimeve. Kosova ka një kryeministër që është i obliguar që ta përfaqësojë Kosovën në dialog dhe të raportojë në Kuvend para dhe kur të kthehet nga dialogu. Kam një kërkesë për kryeministrin që të ruajë integritetin territorial të Kosovës”, tha ai në ATV.

Lexo po ashtu Kurti fton në takime liderët e partive opozitare

Edhe Haradinaj ka pohuar se do të pranojë ftesën e kryeministrit Kurti për takim.

Kryeministri Albin Kurti, sot u ka dërguar ftesë për takime tre liderëve të subjekteve opozitare në Kuvend, Enver Hoxhaj (PDK), Lumir Abdixhiku (LDK), dhe Ramush Haradinaj (AAK).

Sipas njoftimit nga kryeministria takimet planifikohet të mbahen gjatë fillimit të javës së ardhshme, sipas orareve të përshtatshme për të gjitha palët, dhe do të jenë në shërbim të mirinformimit dhe bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Republikës së Kosovës.

Exit mobile version