Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, deklaroi se të gjitha dyert e bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje janë të mbyllura.
Ai thotë se Albin Kurti i ka akuzuar se LDK është me Vuçiqin, andaj siç thotë ai, “për dikë që thua se ‘je me Vuçiqin, s’ke çfarë kërkon të ulësh në tavolinë.”
“Është e natyrshme me i pasë dyert e bashkëpunimit mshelë me dikë që beson që ti je me Vuçiqin. Jo, është shumë shumë e rëndësishme, sepse kur Albin Kurti thotë kryetari i Vetëvendosjes thotë’ ti je me Vuçiqin’, nuk ka çka lyp me mua në tavolinë, s’është mirë, s’është mirë për Republikën e Kosovës. Ai mendon se Lidhja Demokratike e Kosovës është me Vuçiqin. Ai nuk është mirë me komuniku me LDK-në, s’mund me komuniku me dikë që është me Vuçiqin. Është gabim. Ose duhet me i lidh me i lidh në burg, sepse janë tradhtarë, sepse kanë bërë tradhti ndaj vendit, ose duhet me dal me kërku falje e me thanë “jam një palaço’”, u shpreh Abdixhiku në ATV.
Ai thotë me LVV-në nuk ka e as që duhet të ketë bashkëpunim, pasi që LDK është parti pavarësiste që synon ta kthejë Kosovën në orientim euro-atlantik.
“Jo, nuk ka bashkëpunim të tillë dhe s’duhet të ketë bashkëpunim të tillë. Ne jemi partie e qendrës së djathtë, ne jemi parti pavarësiste. Jemi parti që synojmë ta kthejmë Republikën e Kosovës në orientim euro-atlantik, zhvillimor, të flasim për projekte konkrete dhe përçarjen e madhe që kanë instalu ta zhbëjmë, ta shërojmë këtë polarizim”, u deklaroi Abdixhiku.